×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hamiti: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë sanksione, kjo parti e vendosi shtetin në konfrontim me aleatët

    Insajderi
    03 July 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti i ka quajtur “masa shumë të ashpra” ndëshkimet e para të Bashkimit Europian për Kosovën.

    Hamiti tha se ato janë sanksione.

    “Qeveria po përpiqet me e ëmbëlsu këtëfarë diskursi”, tha ai, duke iu referuar kështu termit të përdorur: “masa”.

    Hamiti tha se “këto janë masa shumë të ashpra”.

    “Për fatin e keq të këtij populli kjo parti është në pushtet dhe e ka vendosur shtetin e Kosovës në konfrontim me aleatët”, tha ai në T7.

    Hamiti foli edhe për pozicionin e presidentes Vjosa Osmani në këtë çështje.

    “Ajo është rreshtuar me Kurtin me veprimet dhe mosveprimet e saj”, tha Hamiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark