×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hamiti thotë se përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është skandaloz

    Insajderi
    26 June 2021 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti ka komentuar punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës përgjatë 100 ditë qeverisje.

    Hamiti i fituar në emisionin “InDoks”, është shprehur se prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare nga ana e ministres Donika Gërvalla-Schëarz ka me raste edhe skandaloz.

    Ish-diplomati flet për prezantimin e saj në mbledhjen e Këshillit të OKB-së.

    “Është përfaqësim i dobët, shumë i zbehët nëse flasim për paraqitjen e ministres së Jashtme para OKB-së, ishte e dobët, e në disa aspekte edhe skandaloze, pse e them këtë – kam qejf të flas në gjuhë pak më të nuancuar, po ta shihni edhe sot sepse deklarata paraqitja e saj është aty edhe me tekst edhe me pamje do të shihni se ajo më shumë bënë propagandë thuajse ende vazhdon lufta politike”, ka thënë Hamiti për InDoks.

    Sipas Hamitit Qeveria Kurti do të duhet të ndalë mburrjen me fitoren që shënoi me 14 shkurt dhe të fokusohet tek shërbimi i qytetarëve dhe jo të bëjë propagandë.

    “…kjo qeveri kishte marrë mandate të fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit por vazhdojë të kënaqej për fitoren e madhe, në atë 50% qeveria duhet ta di që është qeveri dhe nuk janë më opozitë, janë në pushtet dhe kjo gjendje e propagandës së përhershme nuk i shërben vendit, vendi ynë ka nevojë të madhe për Rimëkëmbje Ekonomike jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe përgjithësisht për shkak të gjendjes ekonomike. E kemi këtë qeveri që vazhdon të bëjë thjeshtë propagandë, dhe propaganda nuk sjell asgjë të mirë për qytetarët, të cilëve kjo qeveri dhe secila qeveri demokratike u ka për borxh të ju shërbejë, ministrat janë aty për tu shërbyer qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë”, ka thënë Hamiti.

    Gjatë intervistës, Hamiti ka folur edhe për shkarkimin e ambasadorëve. Për dialogun me Serbinë, për emërimet politike, familjare nga Qeveria Kurti e edhe për menaxhimin e pandemisë e së fundimi edhe për vendimin e marrë nga qeveria për pagesën e polisës kufitare për mërgimtarët.

    Më poshtë gjeni emisionin e plotë “100 ditë i vetëm në Fron”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark