×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hamza reagon për mos financimin e mbrojtjes së Thaçit: E kemi obligim t’ju dalim hakësh burrave të lirisë

    Insajderi
    31 January 2024 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza është shprehur i shqetësuar për lajmet në lidhje me mos financimin e mbrojtjes ligjore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Mungesa e ndihmës në nivelin adekuat nga institucionet përkatëse të Kosovës për themeluesit e luftës çlirimtare është evidente. Kosova ka mjete financiare që e përballojnë koston e mbështetjes financiare dhe nuk paraqet asnjë rrezik për stabilitetin makrofiskal për vendin. Për më tepër e ritheksoj se e kemi obligim ligjor dhe moral ta mbrojmë të vërtetën e Lirisë së Kosovës, e t’ju dalim hakësh burrave të lirisë”.

    Hamza ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i rrisë financimet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së.

    Kështu ka vepruar edhe Kroacia me gjeneralët e saj, përfshi gjeneralët shqiptarë. Kështu duhet të veprojmë edhe ne.  Heshtja përballë kësaj çështje nuk i bënë nder vendit”, ka shkruar tutje Hamza.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark