×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hamza takon krerët e UÇK-së në Hagë: Nuk i kam parë kurrë më krenarë se sot

    Insajderi
    12 August 2022 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka qëndruar sot në Hagë ku ka vizituar krerët e UÇK-së.

    Këtë e bëri të ditur vet Hamza me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

    Ai ka thënë se lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe krerët e luftës atje janë krenarë.

    “Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan”, shkroi Hamza.

    Postimi i plotë i Hamzës në Facebook:

    Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!

    Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre.

    Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.

    Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark