×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Hana po fluturon” e Iliriana Arifit shfaqet nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    Insajderi
    06 November 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krijimi teatror “Hana po fluturon” , me tekst të Arta Arifit dhe regji të Iliriana Arifit, do të jepet si shfaqje mysafire në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

    “Hana po fluturon” është pjesë e repertorit të rregullt dhe në TKK do të jepet nesër, më datën 07 nëntor, ora 20:00.

    Në këtë shfaqje luajnë aktorët Dardane Mehmeti, Edona Berisha, Dashuri Rexhepi, Arben Marevci, Gresë Gashi, Nea Hamza dhe Nexhat Xhokli.

    Disa fjalë për shfaqjen:

    Jeta e Anitës dhe Belinës është e lumtur, deri në momentin kur pranë shtëpisë së tyre vendosën të ndërtojnë një spital. Burrat e tyre janë pajtuar me çdo gjë. Shtëpia do të rrëzohet, dhe muri përballë do të bie.

    Por Anita dhe Belina nuk mund të largohen nga ky mur dhe kujtimet e tyre. Ato i dërgojnë një letër kryetarit, ku kërkojnë që të ndalohen rrenimet. Pas shumë përpjekjesh për të ndaluar rrenimet, Anita dhe Belina ngjiten mbi mur dhe vendosin të protestojnë. Me rënien e murit bie edhe jeta e tyre, bashkë me sekretin e fshehur për vite të tëra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark