×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hapet e pamja për 18-vjeçarin e ndjerë

    Insajderi
    22 January 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, që ishte jetim, ka hapur të pamen në Podujevë.

    Motra dhe vëllai janë të vetmit në familjen e tij, ata jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

    18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, ndërroi jetë në QKUK gjashtë ditë pas rrahjes brutale, me shufra bejsbolli, nga disa të rinj në Podujevë.

    Xhaxhi i të ndjerit ka deklaruar se presin që organet e drejtësisë të zbardhin rastin, derisa tha se gjithçka rreth kësaj ngjarje kanë kuptuar nga kamerat-pamjet e regjistruara në vendin e ngjarjes të cilat janë publikuar në medie.

    I riu u varros të dielën në varrezat e qytetit në Podujevë, në praninë e një numri të madh njerëzish. Ai vdiq të shtunën pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të mëdha që ia shkaktuan dy të mitur më 14 janar, të cilët e rrahën brutalisht. /rtk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark