×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet shkolla verore për paleografi latine në Tiranë

    Insajderi
    07 July 2023 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hapet thirrja për pjesëmarrje në edicionin e dytë të Shkollës Verore në Paleografi Latine.

    Në këtë shkollë verore synohet përgatitja, trajnimi dhe aftësimi i studiuesve dhe studentëve të historisë dhe të interesuarve të fushave të tjera si t’i studiojnë, lexojnë e përkthejnë dokumentet në latinisht, të vështira për lexuesin normal, për shkak të llojeve të ndryshme të shkrimit, sidomos për shkak të shkurtesave të shumta që përdoreshin rregullisht në mesjetë.

    Mësimi në këtë shkollë veriore do të përqëndrohet në leximin e dokumenteve të ndryshme mesjetare, njohjen e stileve të ndryshme të të shkruarit në mesjetë, si dhe aftësinë për ta dalluar vendin dhe kohën kur është shfaqur një dorëshkrim.

    Shkolla verore mirëpret studentë të ciklit të parë (Bachelor) dhe të dytë të studimeve (Master) nga Departamenti i Historisë dhe departamentet e tjera të Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, por edhe studentë e të interesuar të tjerë, që dëshirojnë të vijnë në kontakt dhe të njohin më thellë gjuhën latine, historinë dhe artin, si edhe trashëgiminë kulturore në Shqipëri.

    Shkolla verore do të zhvillohet nga data 17 deri në 21 korrik, 2021, në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

    Shkolla verore zhvillohet nën përkujdesjen shkencore të Departamentit të Historisë. Stafi mësimor përbëhet nga profesorë dhe studiues të shquar nga institucione prestigjioze të studimeve historike e gjuhësore, nga Departamenti i Historisë i Universitetit të Tiranës si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të tij, me përvojë të gjerë në fusha që lidhen me gjuhën e kulturën latine.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark