Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka ritheksuar edhe njëherë fokusin e partisë së tij për qeverinë e ardhshme.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka treguar se sot ka mbajtur një takim në komunën e Podujevës ku ritheksoi se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik.
“Në takimin e sotëm në Podujevë, ritheksova se agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik, e garanci për këtë është një shtet i fortë i qëndrueshëm dhe i integruar në NATO dhe BE. #ForcaeKosovës”, ka shkruar ai.