×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Liria e shteti ynë i ka rrënjët në Prekazin legjendar

    Insajderi
    16 February 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe në Prekaz tek Adem Jashari dhe familja Jashari.

    Haradinaj përmes një postimi tha se figura e Adem Jasharit do të kujtohet gjithmonë për sakrificën e dhënë ndaj Kosovës.

    Haradinaj theksoi se “në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”.

    Ndërsa statusin e tij e përmbylli me flajët lavdi dhe respekt për familjen Jashari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark