×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj bën thirrje për protestë paqësore të veteranëve

    Insajderi
    26 September 2018 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë thirrje për protestë paqësore të veteranëve.

    Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve

    Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

    “Sot në protestën e Luftëtarëve të vërtetë që me ose pa dashje u gjetën jasht listave të veteranëve , besoj se do kërkohet drejtësi dhe asgjë tjetër.

    Unë i ftoj veteranët e luftës që të protestojnë paqësisht dhe në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç ishte edhe lufta e shenjtë e UÇK-së.

    Poashtu ju bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve. Pra të nderuar veteranë protestoni me dinjitet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark