Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President të vendit, Ramush Haradinaj sot dekoroi Nazmi Jakurtin me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.
“Me Nazmi Jakurtin i kemi dy dekada bashkudhëtimi politik. Ai ka mbaruar masterin për drejtësi në Lucern dhe është një jurist shumë i respektuar në Zvicër. Kemi punuar për së afërmi në çështjet e bashkëpunimit me Zvicrën dhe vendet e Evropës Qendrore, veçanërisht për problemet e diasporës shqiptare. Ai ka disa vite që udhëheq Lidhjen Shqiptare në Botë (LSHB)”, shkroi Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Kreu i AAK-së gjithashtu tha se shqiptarët në diasporë kanë krijuar edhe të arritura profesionale përveq përvojës, të arritura me të cilat vazhdimisht i kanë shërbyer Atdheut, siç theksoi Haradinaj, ata janë bërë shembull për komunitetin ku jetojnë.