Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar sot rrugën “Bajram Kelmendi”
Ai përmes një postimi në Facebook ka prezantuar Luan Canen për asamble komunale. Kandidati për kryeqytetin ka përmendur disa nga problemet kryesore që ka kjo lagje, për të cilat ka premtuar zgjidhje.
“Problemet me parkingjet, dhe infrastruktura në kaos në rrugën Bajram Kelmendi, janë vetëm disa nga problemet për të cilat programi ynë ka zgjidhje konkrete”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.