×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj e nderoi me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, “turistin” Remi

    Insajderi
    25 July 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E quajti “turist të luftës” por në vitin 2019, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e kishte nderuar me medalje “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, ish-komandantin e Zonës Operative në Llap, Rrustem Mustafën, shkruan Insajderi.

    Por katër vjet pas mendimi i Haradinajt për kontributin e komandant Remit duke se ka ndryshuar.

    Me ish-komandatin e Zonës Opertive të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzove Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“, shkruante Haradinaj në postimin e tij në Facebook, e që askund s’përmendej shprehja “turist” përkundrazi lartësohej puna e tij.

    Për deklaratën e Haradinajt, Gazeta Insajderi ka kontaktuar vet komandant Remin.

     njëjti është shprehur se nuk beson që Haradinaj mendon ashtu.

    Nuk besoj që mendon ashtu Ramushi, nuk kam koment”, deklaroi shkurt ai për Insajderin

    Çka saktësisht deklaroi kryetari i AAK-së?

    Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj në Tëvë1.

    Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë”, ka shtuar ai.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark