×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Haradinaj e quajti “turist” të luftës, Ish-komandanti: Duhet t’i vije keq…

    Insajderi
    16 February 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Donjeta Islami

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kohë më parë, e quajti ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën “turist” në luftë. Një kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate, për Insajderin e ka dhënë vet “Remi”.

    Në intervistë për Insajderin, ai u shpreh i zhgënjyer me deklaratën e Haradinajt duke thënë se duhet t’i vije keq.

    “Është me të ardhë keq, unë besoj që i vjen edhe atij (Ramush Haradinajt)”, tha ai mes tjerash.

    Tutje ai është pyetur nëse ka kërkuar ndonjë shpjegim nga Haradinaj, për deklaratën e lëshuar.

    Këtu e gjeni përgjigjen e tij:   

    Çka saktësisht deklaroi kryetari i AAK-së?

    Në muajin qershor të 2023-ës, Haradinaj i quajti turistë Rrustem Mustafën e Hashim Thaçin.

    Ai deklaronte se komandant Remi ka luftuar vetëm tre javë në Llap.

    “Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, shkruante Haradinaj.

    Ndërkohë, theksojmë se Ramush Haradinaj në cilësinë e kryeministrit në 2019-ën e kishte dekoruar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

    *Fotografi e publikuar nga Ramush Haradinaj në Facebook

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai e falënderonte duke i shprehur respektin “më të lartë” , për shërbimin ndaj atdheut.

    “Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, shkruante në atëkohë kryeministri.

    Deklaratë kjo që bie ndesh me cilësimin “turist”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark