×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për taksën ndaj Serbisë edhe në mediat britanike, ka një mesazh për BE-në

    Insajderi
    11 December 2018 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar Brukselin se duhet të marrë më seriozisht aspiratat e Kosovës, për të shmangur një situatë të paqëndrueshme në Ballkan. Ai akuzoi Serbinë se po vepron në interesin rus, për ta destabilizuar rajonin.

    Në një intervistë me Financial Times, Ramush Haradinaj fajësoi shtetin serb për një ofensivë kundër Kosovës, për ta mohuar pavarësinë.

    “Ne besojmë se Evropa na ka dhënë një shans për tu bërë pjesë e BE-së dhe jemi mirënjohës”, deklaroi Haradinaj, duke shtuar se krerët e BE-së nuk i janë përgjigjur në mënyrë adekuate ankesave të Prishtinës ndaj Beogradit.

    Ai tha se BE-ja kishte investuar fonde për ta normalizuar Kosovën dhe rajonin, por që “të gjitha veprimet e Serbisë janë kundër interesave të BE-së, dhe pro interesave ruse për ta mbajtur situatën kaotike në rajon”.

    Këto komente Haradinaj i bëri në kohën kur gjatë kësaj jave pritet votimi i Ushtrisë dhe gjitahshtu taksa e vendosur nga produkteve serbe dhe boshnjake, transmeton Gazeta Insajderi.

    Në një intervistë për gazetën e njohur ndërkombëtare, Haradinaj sqaroi edhe arsyet për masën e vendor 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë.

    “Nuk e kemi bërë këtë për shkak të arrogancës, por nuk kemi pasur zgjidhje. Ne rezistuam marrjen e kësaj mase për një kohë të gjatë, por nuk kishte rrugëdalje tjetër. Taksa do të hiqet kur të ketë normalizim të plotë, dhe normalizim i plotë do të thotë njohje”, deklaroi Ramush Haradinaj.

    Ndaj këasj takse kundër kanë dalur pothuajse të gjithë aleatët ndërkombëtar, duke përfshirë BE-në dhe Amerikën.

    Shefi i ekzekutivit kosovar foli edhe për temën e korrigjimit të kufijve. Tha se s’ka kuptim që të ndryshohen kufijtë.

    “Nuk ka kuptim që të angazhohemi në shkëmbim të territoreve, në këmbim të njohjes nga Serbia. Ne jemi të njohur nga gjysma e vendeve anëtare të OKB-së”, tha Haradinaj. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark