×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit: Mos ki frikë ushtrinë, njihe dhe respekto pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    30 January 2021 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bartësi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas këtij procesi, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pas deklaratave kërcënuese dhe nxitëse që ky i fundit lëshoi në drejtim të Kosovës.

    Haradinaj përmes një videomesazhi ka thënë se Kosova e ka krijuar ushtrinë jo për të kërcënuar Serbinë, por për të mbrojtur territorin e saj.

    Ai është shprehur se nëse Vuçiq ndjehet i kërcënuar, ai duhet ta njoh dhe respektojë pavarësinë e Kosovës në atë formë që popujt tanë të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë.

    “Mos kini frikë z. Vuçiq: Ne krijuam Ushtrinë e Kosovës jo për të kërcënuar Serbinë, por për të mbrojtur territorin, sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Si President i ardhshëm, unë do ta forcoj dhe fuqizoj Ushtrinë e Kosovës, jo si mjet agresioni, por në shërbim të paqes dhe stabilitetit. Nëse Vuçiq ndihet i kërcënuar, unë kam një zgjidhje shumë të thjeshtë për të: Njihe dhe respekto pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës në mënyrë që popujt tonë të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë.”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark