×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ka një kërkesë për pushtetin: Ftoni hetuesinë e prokurorët që të hetojnë numrin kaq të madh të kontratave njëburimore

    Insajderi
    14 March 2024 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që të ftojë hetuesinë dhe prokurorinë për të hetuar numrin e tenderëve njëburimor

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që të ftojë hetuesinë dhe prokurorinë për të hetuar numrin “ e madh” të kontratave njëburimore.

    Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Propozim-rezolutën për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, Haradinaj ka thënë se fenomeni i kontratave njëburimore i turpëron Qeverinë aktuale.

    “Kur shefi ua jep besimin njerëzve të besuar dhe ata me përkrahjen e shefit janë zoti vetë. Nuk kanë nevojë për ligje, rregullore, të frikësohen nga askush se e kanë mbështetjen e shefit. Mund të arsyetohet ndonjë kontratë njëburimore në ndonjë situatë të caktuar por fenomeni i kontratave njëburimore ju turpëron, ju marron, nuk mund t’i ikni kësaj, i vjen era”, tha ai.

    “Meqë nuk doni ta përkrahni Rezolutën, ju lutem keni guximin si grup parlamentar, ftoni hetuesinë, prokurorët që të hetojnë numrin kaq të madh të kontratave njëburimore, a ka konflikt interesi, a ka shkelje të ligjeve, a ka humbje të parasë. Duhet ta keni këtë guxim”, shtoi Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark