×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO’s sa më shpejt

    Insajderi
    01 November 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje të zbatohen obligimet e marra në dialog, teksa ka përmendur themelimin e Asociacionit por mbi parimet kushtetuese.

    Haradinaj kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.

    “Parimet që i keni pa janë të dakordume parimet për statut të Asociacioneve, por ende s’ka statut. Ajo që u publiku janë parimet nga të cilat fillon. Ne e kemi urgjent me hy në NATO, e Kosova është mirë pra me kërkuar me hy në NATO”.

    “BE është proces më i ngadalshëm për tu anëtarësuar, OKB shkon më gjatë, lidershipi i NATO-së vendet që janë liderë të NATO-së janë edhe aleatë tonë, besoj që është mirë që Kosova  duke i përmbushur këto obligime ta kërkon anëtarësimin në NATO, atë anëtarësim me procedurë të shpejtë siç ka ndodh me Finlandën e Suedinë”.

    “Aleanca përkrah të ecim përpara  kryerjen e obligimeve po me anëtarësim në NATO, pra NATO është garanci jonë. Jemi dakorduar me i kryer obligimet tona ashtu siç i vlerëson edhe Gjykata Kushtetuese pra nëse drafti ka shkelje të kushtetuese. Gjykata jonë apeloj Gjykata të gjyqtarët që ta mbrojmë Kushtetutën. Këto parime ne i dimë. Këto parime ma merr mendja që janë 90 % e politikës së Kosovës. Ka mbi 2 vjet që këto parime qarkullojnë që nga vizita e parë e Escobar Lajçak që kanë deklaruar nuk të negociohet  integriteti sovraniteti dhe kushtetutshmëria këto janë parimet. Mirëpo do ishte gabim nëse Kosova implementon këto obligime pa e marrë një ftesë të qartë për NATO”, ka thënë Haradinaj.

    Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së heroit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark