×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Kjo Qeveri tradhtoi besimin e secilit qytetar

    Insajderi
    15 December 2023 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Junik në vazhdën e takimeve të grupit koordinues të degëve të AAK-së të rajonit perëndimor të vendit.

    Kreu i AAK-së përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.

    “Në Junik, në takimin e radhës së grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor të vendit zhvilluam një diskutim përmbajtësor për zhvillimet politike, aspektet organizative dhe punët që na presin në vitin 2024”, ka shkruar Haradinaj.

    “Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e fortë, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e vet politik, duke qenë të vendosur për t’i dhënë fund kësaj qeverie humbëse e cila ishte vetëshpallur qeveri e shpresës, por vetëm shpresë nuk i dha këtij vendi! Kjo qeveri tradhtoi besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë.  Është koha për t’i dalë zot vendit!”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark