×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

    Insajderi
    25 March 2024 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike, krejt kjo në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të.

    Haradinaj ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. 

    “Koalicioni parazgjedhor i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë”, ka thënë Haradinaj. 

    Haradinaj ka shtuar se Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike.

    “Bashkë diskutuam për zhvillimet në vend dhe për organizimin e brendshëm në parti. Theksova se derisa po hyjmë në një etapë të zhvillimeve të reja politike, vet fakti që qeverisja e tanishme këtë vit e mbyll mandatin 4-vjeçar pa ndonje rezultat pozitiv në qeverisje dhe e zhvlerësuar nga aleatët tanë për shkak të mënyrës se si i qasen proceseve jetike për vendin, e shton nevojën për t’i sjellur vendit ndryshimin e nevojshëm”.

    “Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike, krejt kjo në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të”, ka përfunduar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark