×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj: Kritikoj mënyrën si është menaxhuar dialogu, por e përkrahi Planin Evropian

    Insajderi
    11 March 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Plani Evropian duhet të përkrahet nga partitë opozitare.

    “Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”, tha Haradinaj për EO, shkruan Gazeta Insajderi.

    Derisa ka thënë se ka kritika për mënyrën se si është menaxhuar dialogu.

    “Kritikë kemi pasur dhe kemi për mënyrën sesi është menaxhuar procesi i dialogut nga kryeministri Kurti, ashtu siç kemi kritika edhe për qeverisjen në vend, mirëpo ne e mbështesim planin franko-gjerman, përkrahur prej Amerikës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark