×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj kujton masakrën e Lybeniqit: Nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke

    Insajderi
    01 April 2024 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 25 vjetorin e masakrës së Lybeniqit, ka thënë se nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke.

    “Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule. Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep”, shkroi Haradinaj në rrjetin e tij në Facebook.

    Më tutje Haradinaj ka thënë se sot e për mot do t’i përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri.

    “A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij? Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke. Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri”, tha Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark