Haradinaj bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan: Janari është muaj i lavdisë kombëtare
Kandidati për President, Ramush Haradinaj sot bëri homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Gjilan.
“Janari është muaji i lavdisë kombëtare, sepse me vete mori luftëtarët, udhëheqësit e organizatorët më të shquar të ilegales në rrethana jashtëzakonisht të rënda për shqiptarët”, u shpreh Haradinaj.
Kreu i AAK-së përkujtoi ish-luftëtarin e ardhur nga Zvicra, Reshat Ymerin me rastin e 31-vjetorit të rënies.
“Ardhja nga Zvicra e Reshat Ymerit dhe pjesëmarrja aktive e tij në lëvizjen atdhetare, ishte motiv shtesë edhe për organizimin në Kosovë. Rënia e tij me 29 janar të 1990-së, vetëm sa i dha fuqi dhe ngriti lartë moralin e shqiptarëve.Lavdi!”, shkroi Haradinaj në Facebook.