×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haradinaj: Kurti po rrëshqet në diktaturë, vendosja e kryeprokurorit nuk bëhet sipas dëshirave të tij

    Insajderi
    20 April 2023 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka gjykuar vendimet e prokurorit në foltoren e Kuvendit të Kosovës, për rastin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Haradinaj tha se nëse vazhdon me kësi lloj veprimesh, Kurti mund të rrëshqas në diktaturë.

    “Kryeministri gabon rëndë kur i jep të drejtë vetes për t’i gjykuar veprimet e një prokurori, edhe nëse ai ka dyshime për punën e tij. Ai rrëshqet në diktaturë kur thotë se një person nuk do të mund të bëhet kryeprokuror sepse kjo është kundër dëshirës së tij. Vendosja e një kryeprokurori nuk bëhet sipas dëshirave të kryeministrit. Të paktën jo në sistemin tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark