×
  • Lajme
  • Aktuale

    Haradinaj: Kurti punon fshehtë me serbët

    Insajderi
    04 August 2023 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se policia e Kosovës është tërhequr nga veriu qysh kur Kurti është kthyer nga Bratisllava.

    Haradinaj deklaroi se Vetëvendosje ka komunikim të fshehtë me Listën Serbe.

    “Policia janë tërhequr edhe më herët. Kurti që nga Bratisllava e ka tërhjek policinë nga veriu dhe prezencën policore, kujdesin policor, por e ka bërë fshehtas opinionit”.

    “Sikurse e dini ka ndodhur lirimi i atyre që ishin arrestuar si kryeses të veprave të dhunshme ose terroriste siç u quajshin e deri tek ajo që dul në shesh, pra komunikimi i fshehtë që e ka Vetëvendosje me Listën Serbe, pra komunikimi i Kusarit. Aty flasin për çka po di me i mashtru qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, për lajmi.net

    Më tutje ai deklaroi se shumica e zhvillimeve në Serbi, mund ta kenë kornizën në Serbi.

    “Nëse ia kanë fshehë Kosovës një komunikim të tillë, atëherë kjo është dëshmi që ata punojnë fshehtë dhe kjo është dëshmi që shumica e këtyre zhvillimeve mund ta kenë një kornizim diku, pra në Serbi”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark