×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj mban takim me shefin e ri të EULEX-it

    Insajderi
    11 September 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
    “Sot e kemi pritur në takim shefin e ri të Eulex, z. Giovanni Pietro Barbano, të cilin e uruam për detyrën dhe përgjegjësitë e reja”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka falenderuar shefin e EULEX-it për rolin konstruktiv që ky mision ka pasur në të gjitha fushat.
    “Z. Barbano, i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin për rolin konstruktiv që ka pasur Eulex në të gjitha fushat, me theks të posaçëm në fushën e rendit dhe të ligjit”, është shprehur Haradinaj.

    Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova.
    “Natyrisht, me z. Barbano biseduam për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me Eulex, dhe asistencën që ky i fundit mund të japë në kapërcimin e këtyre sfidave”, ka përfunduar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark