×
Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Mos të përsëritet e kaluara, VV-ja humbi shumicën dhe mbetën pa aleatë

Insajderi
10 February 2021 - 23:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partitë politike duhet të heqin vijat e kuqe mes njëra tjetrës për të krijuar më lehtë institucionet.

Ai ka thënë se menjëherë pas krijimit të qeverisë, do të duhen votat për presidentin, andaj partitë duhet të kursehen nga deklaratat arrogante.

“Edhe nëse ne si AAK do të fitonim zgjedhjet, unë do të kisha kujdes dhe nuk do të tregoja arrogancë. Ne edhe po të fitojmë nuk synojmë kryetarin e Qeverisë por do të gjejmë partner koalicioni, pasi që askush nuk mund t’i ketë 2/3 e Kuvendit, së paku deri më tani nuk ka ndodhur. Duhet të bëjmë koalicion me njëri-tjetrin”, ka thënë Haradinaj në Ktv, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se partitë duhet të kenë kujdes që të mos përsëritet e kaluara, duke përmendur këtu edhe koalicionin VV-LDK.

“Nuk duhet të përsëritet e kaluara, e kemi parë një situatë ku VV-ja bëri koalicion me LDK-në dhe mohoi të gjithë të tjerët, pastaj u prish koalicioni dhe humbën shumicën nuk patën aleat”, ka thënë Haradinaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark