×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Mospagesa e mësimdhënësve, dëshmi se kjo qeveri ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë

    Insajderi
    04 October 2022 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj për mospagesën ndaj mësimdhënësve: Shumica qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë

    Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me mospagesën ndaj mësimdhënësve grevistë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kjo është dëshmi se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë.

    “Mospagesa e mësimdhënësve është një dëshmi se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie. Kjo po dëshmon se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

    Haradinaj ia ka rikujtuar Qeverisë se bllokimi i arsimit në vitet e ’90-ta ishte një nga arsyet e fundosjes së Jugosllavisë.

    “Sa për rikujtesë, bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90-ta ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë! E për sot nuk e di se cili është qëllimi i qeverisë?!”, ka përfunduar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark