Kandidati i AAK-së për President, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e kësaj partie në Skënderaj.
Ai ka vlerësuar punën ‘e palodhshme të kësaj strukture’ derisa shkruan se ‘vota për President është referendum për një Atdhe të sigurt”.
Haradinaj njofton: Vota për President është referendum për një Atdhe të sigurt dhe të integruar në struktura euro-atlanatike dhe është obligim për mua që të qëndroj i palëkundur për të ardhmen e Kosovës ashtu siç e duam të gjithë. Takova sot strukturat e Aleancës në Skenderaj. Është për t’u krenuar me punën e tyre të palodhshme në kohët kur vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për energji të tilla që tregojnë vendosmëri në rrugën tonë drejt fuqizimit të shtetit dhe së ardhmes tonë. #ForcaeKosovës RH