Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdoi vizitën e tij sot drejt Lipjanit.
Ai tha se atje u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, të sigurtë me një ekonomi të qëndrueshme që garanton jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.
Haradinaj në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për herë të parë për postin e Presidentit të Kosovës.