Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar nën shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut në komunën e Pejës, nga të cilët ka marrë sinjalet e fituesit.
Haradinaj nga Peja ka theksuar Forca e Kosovës do të trumfojë me 14 shkurt pasi do të dalin të parët në atë rajon.
“Së bashku me Ali Berishën dhe kolegët e tjerë i vizituam nën-shtabet e Nabërgjanit dhe Tërstenikut, ku shihet fryma e fituesit. Një Pejë e fortë është edhe një Kosovë e fortë”.
“Forca e Kosovës do të triumfojë me 14 shkurt, do të jemi të parët në këtë zonë dhe vendimtar në krijimin e institucioneve të larta qendrore”.
“Këtë energji dhe këtë sukses e bënë edhe numri 2 në listën e AAK-së, Dr. Shemsedin Dreshaj që po bënë revolucion në tërë Kosovën. #ForcaeKosovës135”, ka thënë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org