×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Nuk jam më subjekt i Hagës

    Insajderi
    20 January 2021 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai nuk është më subjekt i Gjykatës Speciale dhe se bashkëndjen me çlirimtarërt në Hagë.

    “Unë jam ftuar në gjykatë si komandant i zonës së Dukagjinit dhe kam marrë pafajësinë. E kam kaluar dy herë Hagën dhe nuk kam frikë. Nuk jam më subjekt i Hagës”, tha ai në Syri TV.

    Ai gjithashtu ka thënë se ka kërkuar që të zbardhen vrasjet, veçanërisht ato të pasluftës, duke u shprehur se do të ndihej i lehtësuar po të ndodhte kjo.

    “UÇK ka bërë një luftë të pastër dhe të denjë, ka luftuar përballë Millosheviçit. Për mua, luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve. Ai është i shenjtë. Kërkoj nga shqiptarët që të respektohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlera sublime të lirisë”.

    Haradinaj ka shtuar se UÇK-ja nuk ka pasur një përkatësi politike.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark