×
  • Sport
  • Sport

    Qesharake: Prokuroria në Gjilan kërkon nga Valon Zymberi të mos i rrah sërish tifozët e Dritës

    Insajderi
    26 April 2024 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë të cuditshme pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri disa tifozëve gjilanas.

    Në kërkesën e Prokurorisë, kërkohet që Valon Zymberi t’i ndalohet ofrimi ndaj disa personave të caktuar dhe kërkohet që i njëjti të lajmërohet në stacion policor.

    “Kerkesa e Prokurorise per te pandehurit eshte ndalimi i ofrimit te personave te caktuar dhe lajmerim ne Stacionin Policor ne Gjilan. Gjyqtari i procedures paraprake ne lidhje me kete çeshtje sot do te mbaje seancen degjimore ne ora 15:00 dhe pas mbajtjes se seances do te nxjerr aktvendim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

    Valon Zymberi është një nga emrat më të përmendur ditëve të fundit në vend.

    Atij iu publikuan disa video ku shihet teksa me disa persona të tjerë sulmon fizikisht udhëheqësin e grupit të tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.

    Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, derisa sot do të merret vendim i ri.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark