×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

    Insajderi
    16 December 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish -komandanti Salih Mustafa-Cali, është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ka thënë se ai beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

    Po ashtu, Haradinaj tha se në shkallën tjetër të drejtësisë shpreson që drejtësia për Sali Mustafën të marrë epilog tjetër për lirinë e tij siç ka ndodhur me shumë raste të tjera.

    “Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!

    Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark