Daut Haradinaj thotë se Vjosa Osmani nuk qëndron në një pozitë të favorshme për të diskutuar pasuritë e të tjerëve.
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha se janë shumë optimist se shumë shpejtë AAK do ta ketë presidentin.
“Na jemi optimist që do ta kemi presidentin e Republikës së Kosovës, shumë shpejt”.
“E para, e kemi bërë atë që bënë një subjekt politik, pasi asnjë subjekt nuk do të ketë 80 deputet. Ne i kemi dalë votuesit me një ofertë të duhur për rrethanat që jemi. Ne kemi pas diskutime të ngushta edhe me LDK-në, por PDK-ja nuk është kyç. Ne po garojmë me një platformë shumë të saktë. Vetëm ne kemi pozicion politik për dialog. Vetëm ne kemi pas pozicion të qartë për shkëmbimin e territoreve, për Mogherinin, për sovranitetin e shtetit. Këto krejt i ka bërë Haradinaj, që e bënë legjitim për President. Me këtë ofertë, i kemi dhënë ofertë transparente dhe të drejtë votuesit’, u shpreh Haradinaj.
Karshi deklaratave të Vjosa Osmanit lidhur me pasurinë e kandidatit për President, Ramush Haradinajt, kandidati për deputet Daut Haradinaj tha se Vjosa nuk qëndron në një pozitë të favorshme për të diskutuar pasuritë e të tjerëve, duke thënë se në deklarimin e pasurive ajo është edhe më e pasur.
‘Znj. Osmani hiç s’ka shumë që ka marr shtëpi në Marigona Hill bash te i njëjtit pronar edhe nuk mundet me na kallxu neve, këto mundet me i thanë nëpër studio’, tha Haradinaj.
Ndërsa për sa i përket deklaratës së Osmanit se ajo udhëtonte dhe ndihmonte Haradinajn atë kohë kryeministër, Daut Haradinaj tha se ajo vetëm po e bënte punën e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.
“Dëgjova presidenten në detyrë që ka udhëtu prej Berlinit në Uashington për me i ndihmu kryeministrit të vendit me e ndal ndarjen e Kosovës, edhe mu dok qe e pat një mllef ose pakënaqësi kundër neve, ne nuk jemi duke e kritiku në asnjë rast z.Osmani dhe e konsiderojmë kandidaturën e saj legjitime, por nëse thotë qe ka udhëtu për me mbrojt kryeministrin ajo e ka kry detyrën për të cilën ka qenë deputete’, u shpreh tutje Haradinaj.
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka thënë se po të mos ngrihej aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Ramush Haradinaj do të ishte president i Kosovës.
“Ka pasur diskutime serioze për zgjedhjen e presidentit. Por me ardhjen e aktakuzës gjithçka ka rënë në ujë. Pastaj është lakuar emri i Murat Jasharit për të cilin ne kemi qenë të gatshëm të votojmë pa asnjë parakusht. Pastaj erdhi një situatë e re”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse Vetëvendosje do të sillte përsëri kandidaturën e Murat Jasharit për president, Haradinaj është përgjigjur:
“Gjithmonë të gatshëm, 24 orë në ditë. Jo vetëm vota por çfarë të ka nevojë familja e tyre dhe emri i tyre unë jam i gatshëm”, deklaroi Daut Haradinaj.