×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj për Kuçin: E nisi nga zero dhe Junikun e funksionalizoi dhe e shndërroi në storie suksesi

    Insajderi
    11 November 2021 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të Junikut, Agron Kuçit.

    “Ai e nisi nga zero dhe Junikun si komunë të re e funksionalizoi dhe e shndërroi në storie suksesi për mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj për Kuçin.

    Postimi i plotë

    Agron Kuçi kishte misionin më të vështirë nga të gjithë. Ai e nisi nga zero dhe Junikun si komunë të re e funksionalizoi dhe e shndërroi në storie suksesi për mbarë vendin.

    Me përkushtim e seriozitet, Agroni vazhdon edhe më tutje për Junikun, për suksese të reja.

    Të dielën numri i tij është 121.

    RH

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark