×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj përkujton viktimat e Pasatelit të Rahovecit

    Insajderi
    31 March 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari I AAK-së,  Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot viktimat e luftës ne fshatin Pasatel të komunës së Rahovecit. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se përgjegjësit e këtij krimi mbeten ende të pa ndëshkuar.

    ‘’Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasel të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar! Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar kreu i AAK-së përcjell Insajderi.

    “Lavdi!’’, ka shkruar Haradinaj teksa ka ndarë një foto nga një vizitë e tij e mëparshme në Pasatel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark