×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Haradinaj po planifikon takime me qytetarë për të folur rreth dialogut

    Insajderi
    22 August 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka njoftuar se në javën e parë të shtatorit ka planifikuar të realizojë takime me qytetarë me të cilët do të bashkëbisedojnë rreth dialogut Kosovë serbi dhe njohjes reciproke.

    Haradinaj ka theksuar se, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë.

    “Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë. Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit. Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike. Po ashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin. Këto ditë do t’ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark