×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Po tentohet t’i mohohet Dreshajt të kandidojë për deputet për një gjobë trafiku prej 18 euro

    Insajderi
    20 January 2021 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Daut Haradinaj ka reaguar pasi që sipas tij, po tentohet që kandidatit të tyre për deputet, Shemsedin Dreshaj, t’i ndalohet kandidimi në listën e AAK-së, për një gjobë trafiku prej 18 eurove të paguar para tri vjet e tri ditëve.

    Ai thotë se janë të habitur me një vendim të tillë dhe se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore kundër një vendimi të tillë.

    “Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën e ka paguar. Gjoba është paguar para tre vjet e tre ditë më parë”.

    “Një vendim i tillë është i çuditshëm! Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi. Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se shpreson që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark