![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
S’kundërshtojmë rezultatin, por qytetarët mund të zhgënjehen me fituesin ka thënë sot para gazetarëve, Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së në konferencë për media, shkruan Insajderi.
Haradinaj ka bërë me dije që nuk do të kërkojnë rinumërim të votave.
“Jeni në dijeni për numrin e votave. Koalicioni AAK-PSD kemi 90839 vota, 11.5 për qind. 30 mijë dërgesa nga diaspora dhe 24144 vota me kusht. Nga trendi që shihet ekziston mundësia reale që ne i afrohem 100 mijëshit. Është numër i madh, dhe i falënderojmë qytetarët. Si përqindje, është rritje e ndjeshme në zgjedhjet e 2014-s, rreth 35 për qind rritje. Me PAN-in vështirë të masim rritjen. AAK e pranon rezultatin. S’undërshtojmë rezultatin. Nëse ndonjë deputet ka ankesa, ka të drejtë të kërkojë, por ne nuk kërkojmë rinumërim. Qytetari s’na ka dhënë të drejtën të formojmë qeverinë, u ka dhënë të tjerave. Urojmë fituesit, dhe të gjitha partitë me radhë”, ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, mes tjerash ka thënë se ekziston një mundësi reale e zhgënjimit të qytetarëve nga Albin Kurti.
“Ju e dini, nuk dua ta prish vendimin e sovranit. U ka dhënë besim, ne respektojmë. Për liderin e VV-së, mendoj se s’është ajo që është premtuar. Ekziston një mundësi reale e mashtrimit dhe zhgënjim te qytetarët nga fituesi. Shpresoj të jem gabim. S’kemi pozicion për individë. Kemi pozicion për tema, nëse një qeveri angazhohet për temat që i kemi cekur ne e përkrahim, por nëse i shkel do të na ketë opozitë”, ka thënë ai.