Insajderi
Lajme

Haradinaj: Prishtinës i duhet urgjentisht Policia e Kryeqytetit

Insajderi
06 September 2022 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Prishtinës i duhet urgjentisht Policia e Kryeqytetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Prishtinës i duhet urgjentisht Policia e Kryeqytetit.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se këtë e garanton Ligji për Kryeqytetin.

Shkrimi i plotë:

Për një kryeqytet të sigurtë, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.
Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës! Lavdi të rënëve në krye të detyrës!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark