Daut Haradinaj ka shkruar se provokimet serbo ruse në veri të Kosovës po e dëshmojnë dhe njëherë të vërtetën kriminale të ish regjimit, që sot janë liderë të Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Haradinaj ka shkruar se Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj.
Shkrimi i plotë:
“Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë.
Jemi më shumë se të vendosur për rrugën tonë euro – atlantike, dhe kjo po e shqetëson regjimin e vjetër të Beogradit.
Është obligim qytetar që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, çdo kthim mbrapa do të ishte dështim”. – shkroi ai.