×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj reagon për rritjen e tatimit: Me dhunë e përmes ligjit po goditen financat e qytetarëve

    Insajderi
    24 January 2023 - 17:10

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë duke e cilësuar si goditje ndaj financave të qytetarëve.

    Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve.

    “Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve.

    “Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës”, është shprehur ai, duke shtuar se durimi ka kufi.

    “Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark