×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon pas suspendimit të sindikalisëve: Kjo dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri

    Insajderi
    30 October 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për gjetjen e një zgjidhje për minatorët.

    Haradinaj ka thënë se shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri.

    Meqenëse qeveria po i injoron kërkesat e drejta të minatorëve, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakoshme për të gjetur një zgjidhje për këtë kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë sonë. Janë minatorët që e nisën fundin e Jugosllavisë. Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri”, ka thënë Daut Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark