×
  • Lajme
  • Aktuale

    Haradinaj: Saranda Bogujevci është engjëll i yni

    Insajderi
    07 October 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës është mblidhur sot në seancë të re plenare në të cilën do diskutohet interpelancë për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për mos ekzekutimin e pagave ndaj grevistëve.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se mësuesit janë engjëjt tanë dhe ata nuk do të duhej të përfshiheshin në luftën e brendshme politike.

    Ai ka shtuar se Kosova asnjëherë nuk guxon t’ua kthejë shpinën mësimdhënësve.

    “Vasfije Krasniqi-Goodman është engjëll i ynë. Ajo jeton për ta dëshmuar dhimbjen tonë. Edhe Saranda Bogujevci është engjëll i yni, është treguese e asaj se nga kemi ardhur. Nuk guxon Kosova asnjëherë t’ia kthejë shpinën kësaj dhimbj. Edhe mësuesit janë engjëjt tanë. Nuk është dashur ata të vijnë në mesin e luftës sonë politike. S’ka logjikë me i lënë ata vetëm në këtë kohë”, tha Haradinaj.

    Para deputetëve, Haradinaj tha se kjo situatë kërkon reflektim nga ana e Qeverisë.

    “Nuk ka logjikë me i lënë mësimdhënësit pa paga. Kjo situatë është e  dhimbshme dhe kërkon reflektim nga ana e pushtetit!”, tha Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark