×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon pse nuk i ka vizituar Thaçin e të tjerët në Hagë

    Insajderi
    31 December 2023 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka folur për procesin e gjykimit të ish krerëve të UÇK-së.

    Gjatë intervistës për Telegrafin, Haradinaj është pyetur se pse nuk i ka vizituar ende Thaçin e të tjerët në Hagë.

    “Nuk i kam vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, unë po lutem që mos po vijnë ata në Kosovë. I kam vizituar familjet e tyre. Nuk e di a do të shkoj, as po as jo, por një gjë e di, nuk më ka lënë ndonjë “lezet” Haga, prandaj”.

    “Po ndodh gjykim i stërzgjatur, gjykata duhet me e repsektu të drejtën e palëve, nuk duhet me u shty në pakufi këto procedura”, u shpreh Haradinaj.

    Ai ka kujtuar momentet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 2008, derisa ishte në Hagë.

    “U merzitën serbët, u gëzuam ne, u gëzuan këta tjerët….”, tha Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark