×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Unë s’bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, mocion për ta rrëzuar atë, po

    Insajderi
    26 March 2024 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se nuk bën marrëveshje me Kurtin.

    Ai tha se mocion për rrëzimin e tij po, por marrëveshje me Kurtin për të shkuar në zgjedhje nuk bën.

    “Në momentin e parë që kryetari i Qeverisë i bën thirrje forcave të tjera politike për marrëveshje për zgjedhje, unë mendoj që kjo detyrë është e presidentes, marrëveshja pra”.

    “Unë nuk bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, mocion po, për ta rrëzuar Kurtin po, kurdo që mbërrijmë, sot, nesër, por marrëveshje me të për të shkuar në zgjedhje nuk bëj”, u shpreh Haradinaj në Rubikon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark