×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj uron Pashkët: Festofshim gjithmonë të bashkuar

    Insajderi
    31 March 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar festën e Pashkëve. Ai ka thënë se jemi të bekuar me vlerat unike të kombit tonë.

    “Sipas traditës sonë të çmuar, bashkë me kolegë sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjet Kolaj në Zllakuqan dhe Lekaj në Novosellë. Po ashtu, në këtë ditë feste, qëndrova në familjen Musaj në Ratishë të Deçanit, me të cilën na lidhë historia e sakrificës dhe lavdisë. Sikur Shkëlzeni e Pashku në kohërat e vështira, miqësia me këtë familje po trashëgohet nga brezi i ri në liri. Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë! Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark