×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron Ukrainën për Ditën e Pavarsisë, thotë se Kosova e kupton më së miri luftën e tyre

    Insajderi
    24 August 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë së saj.

    Ai ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kuptojnë më së miri luftën e popullit të Ukrainës.

    “Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas”.

    “Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngajshme, edhe urimet janë të përzemërta! Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark