×
  • Lajme
  • Lajme

    Harrohet edhe një premtim, Kurti takon Adrian Zallin e famshëm për rrogën e tij 5 mije euroshe

    Insajderi
    18 December 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    4 mijë e 128 euro në muaj ose 49 mijë e 536 euro në vit. Kjo është paga e Adrian Zallit, drejtorit menaxhues të Trustit i cili është takuar sot nga kryeministrin, Albin Kurti.

    A ju kujtohet kur Albin Kurti në kohën kur bënte fushatë si kandidat për kryeministër kishte premtuar se do të ulë çdo pagë që është më e lartë se dyfishi i pagës mesatare?

    Asnjë pagë e zyrtarëve të lartë nuk duhet të jetë më e lartë se dyfishi i pagës mesatare” kishte deklaruar Kurti si opozitar dersia si pushtetar ka takuar njëriun që merr pagë shumë herë më të lartë se paga mesater.

    Kujtojmë se sipas ligjit të ri, paga mesatare bruto në Kosovë është 730 euro.

    Të hënën e muajit të fundit të 2023’ës, Kurti takoi njërin nga personat më të paguar në Kosovë duke harruar premtimin që kishte dhënë para 7 vitesh.

    Gjatë një vizite në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), kryeministri Kurti takoi edhe Ardian Zallin duke i ofruar mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave.

    Çfarë deklaroi Kurti para 7 viteve?

    Albin Kurti derisa ishte kandidat për kryeministër kishte deklaruar se do t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit.

    Kurti kishte premtuar se pagat e zyrtarëve të lartë nuk do të jenë më shumë se dyfishi i pagës mesatare në Kosovë.

    Asnjë pagë e zyrtarëve të lartë nuk duhet të jetë më e lartë se dyfishi i pagës mesatare. Nëse politikanët duan paga më të mëdha, atëherë duhet ta rrisin pagën mesatare të qytetarëve”, ka thënë Kurti në bashkëbisedim me qytetarët në faqen e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

    Drejtori i Trustit, Adrian Zalli ishte zyrtari më i paguar

    Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Adrian Zalli, deri me 1 janari 2019 ishte njeriu më i paguar në Kosovë.

    Zalli vite me radhë ka marr pagë mujore rreth 5,000 euro.

    Ndërsa nga ky vit, atij i ishte zbritur paga ne mënyrë që të jetë me e ulët se e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Feim Mehmetit.

    Zalli aktualisht merr 4 mijë 128 euro në muaj ose 49 mijë e 536 euro në vit.

    Mehmeti dhe Zalli nuk janë përfshirë në Ligjin për Paga, në të cilin vlera e koeficientit më të lartë ishte 18, vlerë kjo me të cilin do të paguhej pozita e Presidentit.

    Që i bie se paga më e lartë do të ishte 1 mijë e 890 euro, kur shumëzohet me vlerën prej 105 eurove që është caktuar në Ligj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rrjedhimisht, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli, do të vazhdojnë të mbesin ndër njerëzit më të paguarit në vend, pasi këto pozita nuk janë përfshirë në Ligjin për Paga.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark